Pas verës, ”pusho shqip” edhe në dimër
Me moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë ”, në Ditën Botërore të Turizmit është bërë hapja e sezonit turistik vjeshtë-dimër në Kosovë.
Nga Brodi i Dragashit, përfaqësues të turizmit nga Kosova e Shqipëria kanë bërë thirrje për vazhdim të fushatës “ Pusho Shqip ”, meqë sipas tyre kështu do të zhvillohet ekonomia dhe do të punësohen qytetarët e të dy vendeve.
Për ministrin shqiptar të Turizmit, nëse shqiptarët bëhen bashkë, bëhen shumë të fortë edhe në fushën e turizmit, duke bërë thirrje që biznesmenë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të mos shohin kufijtë, por mënyrat e bashkëpunimit për të forcuar turizmin dhe ekonominë.