Pasi e kritikuan, grekët pendohen për Elenin

Mbrëmjen e sotme është finalja e Eurovizionit, në të cilin do të performojnë 3 shqiptarë.

Pasi Eleni me Bushpepën bënë shqiponjën, grekët filluan polimikat kundrejt këngëtares. Por duket se ata janë bërë pishman.

Shumë gazetarë kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj kanalit shtetëror ERT, të cilët kanë refuzuar që Eleni të përfaqësonte Greqinë.

Ata shprehën hapur mbështetjen e tyre për Qipron dhe për Elenin dhe janë të sigurt që ajo do kthehet me një triumf në vendin e tyre.

Njëri ndër gazetarëve të njohur vendas, Dhimos Verikios ka deklaruar publikisht për televizionin “Alpha” se këngëtarja shqiptare Eleni është një mrekulli në skenë dhe se talente si ajo duhet të mbështeten.

SHKARKO APP