Pastrimi i “Syrit të kaltër”, Klosi: Do të vijojmë rehabilitimin

“Syri i Kaltër” ka nisur të pastrohet. Aksioni vjen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, vullnetarëve, përfaqësuesve të zonave të mbrojtura e nxënësvse të shkollave pas denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes me ta.

“Në prag të sezonit turistik situata eshte realisht për t’u parë me sy kritik. Jemi këtu sot për të bërë jo vetëm një aksion pastrimi, por për të bërë edhe një rehabilitim të gjithë situatës pas ndërhyrjes së IMKT-së para disa muajsh, për ta stabilizuar atë në kuadër të sezonit të ri turistik”. Ndërhyrjet do të vijojnë me rikonstruksionin e rrugës e më pas me zbatimin e projektit të Bankës Botërore i cili parashikon transformimin e këtij destinacioni turistik.

“Turistët e parë kanë filluar të vijnë në Sarandë, krocera e parë i ka zbritur në portin e Sarandës, por situata në Syrin e Kaltër ishte lënë krejtësisht pas dore. KJo nuk dikutohet që ështe nje përgjegjësi e institucioneve shtetërore, atyre lokale po ashtu, por edhe një thirrje në kuadër të sezonit të ri turistik që kemi shumë më tepër nevojë përpjekjen e gjithë aktorëve dhe faktorëve, shoqërisë civile dhe të gjtihë qytetarëve të kësaj zone dhe kudo që ka turistë për të pasur një Shqipëri të pastër”.

SHKARKO APP