Pasuesi i Mogherinit, Josep Borrell: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, prioritet
Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë prioritet i Josep Borrell, spanjollit që do të pasojë Federica Mogherinin si shef i diplomacisë europiane.
Gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian, i cili duhet të votojë për konfirmimin e tij, Borell paralajmëroi se vizita e parë në postin e ri do të jetë në Kosovë.
Borrel iu bëri thirrje Kosovës e Serbisë që të rifillojne bisedimet dhe të mënjanojnë pengesat që kanë frenuar dialogun.
Ndërkohë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë një interviste pë televizionin serb N1 tha se sapo të krijohet Qeveria do të shkojë në Bruksel për nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE’së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë kurse për gazetën austriake Standard, Kurti u shpreh se do ta heqë taksën për mallrat serbe, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim për luftën
Borrell mbante postin e ministrit të Jashtëm të Spanjës, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, me frikën se një veprim i tillë mund të nxisë ambiciet e Katalonjës për pavarësi. Ai tha se njohja e një vendi është përgjegjësi e secilit shtet anëtar të Bashkimit Evropian dhe se Spanja nuk është problem në këtë drejtim, pasi sipas tij, Kosova nuk mund të bëhet shtet derisa nuk e njohin Kina, Rusia e India.
I përzgjedhuri i Presidentes së re të Ekzekutivit Europian Ursula Von der Leyen, ka qënë ndër të anatemuarit e komisionerëve të europianë. I detyruar të hiqte dorë nga presidenca e Institutit të Universitetit Evropian pas akuzave për konflikt interesi, ai është i njohur për gjuhën e tij jo diplomatike dhe për ngjalljen e zemërimit të katalanasve të pavarur me disa nga deklaratat e tij.