Paulo Coelho, vendos të dhurojë disa nga veprat e tij ‘bestseller’

Paulo Coelho, njihet si një ndër shkrimtarët, i cili njihet si autori i shumë librave ‘bestseller’. Kjo erdhi pas përkthimit të bestsellerit të tij ‘’Alchemist’’, në vitin 1988, një roman alegorik, i cili flet për një djalë bari që udhëton në piramidat në Egjipt në kërkim të një pasurie. Kur libri u përkthye në anglisht në vitin 1993, ai shiti dhjetra milion kopje dhe nisi karrierën ndërkombëtare të Coelhos. Romani, të cilin Coelho e shkroi në vetëm dy javë, u bë një fenomen global që gllabëroi të rinjtë, të famshmit dhe udhëheqës si Bill Clinton dhe Boris Jelcin.

Coelho tani dëshiron të ndajë disa veprat e tij me lexuesit afrikanë. Shkrimtari ka thënë se ai po kërkon të shpërndajë librat e tij në të dy qytetet afrikane dhe në zonat rurale.

 “Unë do të blej libra nga botuesit e mi dhe t’i dhuroj në shkolla dhe biblioteka”– ka deklaruar ai.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që 71-vjeçari i ka ndërmarrë të tilla iniciativa. Ai në të kaluarën ka insistuar që librat e tij të çmohen në mënyrë të drejtë dhe që përkthimet të trajtohen nga botuesit vendas.

“E gjithë jeta ime gjërat, më të rëndësishme kanë qenë ato që kam mësuar nga njerëzit e zakonshëm”– thekson Coelho.

SHKARKO APP