PDIU dhe shoqata Çamëria pelegrinazh në Varrezat e Kllogjerit

Ditën e sotme, PDIU dhe Shoqata Çamëria ka zhvilluar një pelegrinazh në Varrezat e Kllogjerit në Konispol, në kuadër të 75-vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Mijëra shqiptarë të Çamërisë por edhe qytetarë të tjerë  ishin të pranishëm në Varrezat e Kllogjerit, ku do zhvillua edhe pelegrinazhi.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në fjalën e mbajtur gjatë pelegrinazhit theksoi se shqiptarët nuk do t’i thonë kurrë lamtumirë Çamërisë, por do të punojnë fort për të vendosur drejtësinë në vendin që i takon. Ai akuzoi edhe politikën shqiptare, e cila sipas tij, nuk ka bërë asgjë për çështjen e Çamërisë.

“Fatkeqësia më e madhe  për ne do të ishte harresa, sepse nuk ka komunitet të vogël apo kumi unitet të madh. Shqiptarët e Çamërisë tregojnë se nuk jemi asimiluar, por do të luftojmë deri sa të mbetet edhe çami i fundit. Harresa është më e keqe se sa morti. Në këtë 75-vjetor nuk do të qajmë për fatin tonë tragjik, por do të punojmë për të gjetur drejtësi. Kokën e kemi në Çamëri, sepse aty kemi pronat. Nuk i thamë dhe nuk do t’i themi; Lamtumirë. Ne shqiptarët e Çamërisë jemi popull vital. Edhe sikur çami i fundit të mbetet, do ta vendosim për të na prijë drejt Çamërisë. Jemi për të marrë forcë dhe për të treguar se Çamëria nuk është vetëm e shqiptarëve të Shqipërisë. Ne duhet të hyjmë në vendimmarrje dhe të shtyjmë përpara, sepse rrugë tjetër nuk ka. Nuk ka forcë që na ndal, kohë që na ç’bën, sepse ne kokën e kemi deri sa këmbët do të na çojnë në Çamëri. Rroftë Çamëria dhe ju faleminderit”-tha Idrizi.

SHKARKO APP