PE: Zgjedhjet e reja në Maqedoninë e Veriut mund të sjellin ndryshime
Parlamenti Evropian nëpërmjet rezolutës fton vendet anëtare të Bashkimit Evropian të sjellin vendim pozitiv për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën. Nisma e 58 eurodeputetëve që përfaqësonin partitë popullore, socialiste dhe demorkatike, Të gjelbërit, Aleancën e lirë evropiane, konservatorët dhe Të majtën e bashkuar, u mbështet nga gjithsej 412 eurodeputetë të cilët votuan “për”. Rezoluta u mështet fuqishëm edhe nga partitë e bllokut “Ripërtëritja evropiane” në të cilën bën pejsë edhe partia e Presidentit francez Emanuel Makron.
Eurodeputetët shprehin “zhgënjimin e thellë për pamundësinë e unionit për t’u pajtuar me fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për plotësimin e kërkesave të Unionit”. Sipas rezolutës “mos-sjellja e vendimit për fillimin e negociatave është gabim strategjik dhe e varros kredibilitetin e Unionit”.
Rezoluta e PE-s: “Shprehim zhgënjimin e thellë për pamundësinë e unionit për t’u pajtuar me fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për plotësimin e kërkesave të Unionit. Mos-sjellja e vendimit për fillimin e negociatave është gabim strategjik dhe e varros kredibilitetin e Unionit”.
Iniciatorët kanë frikë se zgjedhjet e reja në Maqedoninë e Veriut do të ulin kredibilitetin e partivë që arritën komprimis për Marrëveshjen e Prespës dhe se ndikimi i fuqive të huaja mund ta ngadalësojë ose ta bllokojë tërësisht rrjedhën e reformave. Eurodeputetët ftuan parlamentin e Shkupit t’i përforcojë aktivitetet e tij për mbështetje të demokacisë nëpërmjet dialogut të Zhan Monesë dhe ndërtimin e kapaciteteve rajonale, dhe të sigurojë që parlamentet të luajn rol në nxitjen e reformave demokratike. Në Strazburg, debatin e ndoqi kryeparlamentari Talat Xhaferi. Pas takimit me kreun e Komisionit parlamentar për politikë të Jashtme Dejdiv Mekalister, eurodeputetët që informojnë për Shkupin si dhe takimit me kreun e Parlamentit Evropian David Sasoli, Xhaferi deklaroi se ka marrë zotimin se Parlamenti Evropian do të punojë për ndryshimin e qëndrimit të Francës për një periudhë të shkurtër.
“Konstatim i përbashkët ishte se vendimi i zotërit Makron për të pënguar ose për të mos lejuar hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë konsiderohet si gabim historik i BE-së dhe ka të bëjë me funksionimin e institucioneve të saja. Eurodeputetët edhe njëherë ritheksuan se edhe më tej mbështesin pa rezervë përpjekjet tona që hapen negociatat në cilindo format dhe bëjnë përpjekjet e mundshme institucionale që të ndikohet në vendimin e Makronit dhe për një kohë të caktuar të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin paraprak të javës së kaluar”-pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Shumica mbivotoi një pjesë më të vogël të eurodeputetëve të cilët nëpërmjet amendamenteve kërkuan njohjen e vendimit të Këshillit Evropian të dhënë më 17 tetor.
Kjo rezolutë e Parlamentit Evropian duhet të dorëzohet te kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, Këshilli dhe Komisioni Evropian, qeveritë dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së si dhe qeveritë dhe parlamentet në Shkup dhe Tiranë./alsat/m