“Për herë të parë i jap të drejtë PD e LSI për largimin nga Kuvendi”
Altin Hazizaj, aktivisti i shoqërisë civile që merret me problemet e të rinjve thotë se në parlamentin aktual nuk ka asnjë vlerë të jesh deputet. Duke ju referuar debateve në Kuvend për të rinjtë dhe fëmijët, Hazizaj shprehet se PS i humbi sot përfundimisht të rinjtë.
“Edhe ato pak shpresa qe kisha se Kuvendi dhe grupi i PS e kishte seriozisht për çështjen e rinise mu shuan sot që te gjitha! Për herë të parë po i jap të drejtë PD-se dhe LSI-se për largimin nga Kuvendi! Nese nuk ka konsensus është e kote te besh deputetin! Partia Socialiste sot i humbi përfundimisht te rinjtë, për shkak të injorances, mendje-madhesise dhe arrogancë”,- shkruan Hazizaj në një postim në Facebook.