Për herë të parë në 70 vite, peshkaqenët kafshojnë dy fëmijë

Dy fëmijë që po notonin pranë Fire Island në New York janë kafshuar në këmbë nga peshkaqenët, një incident që ndodh për herë të parë në 70 vite, sipas autoriteteve.

Vajza 12-vjeçare dhe djali 13-vjeçar u fashuan në spital dhe u lanë të lirë shkurtimisht më pas. Të dy do të shërohen plotësisht shumë shpejt.

Dhëmbi i një peshkaqeni u ekstraktua nga këmba e djalit. Mostra e marrë do të analizohet për të përcaktuar specien e kafshës.

Vajza, Lola Pollina, tha se po qëndronte në këmbë dhe uji i vinte deri në mes kur ndjeu kafshimin.

“Pashë diçka, pranë meje dhe ndjeva një lloj dhimbjeje. Pashë poshtë dhe vura re një krah,” tha ajo dhe shtoi se aty vuri re se uji u gjakos. Sipas saj, peshkaqeni ishte 90-120 cm i gjatë.

Kafshimet e peshkaqenëve janë shumë të rrallë në ujërat e Fire Island apo kudo tjetër në New York. Incidenti nuk është konfirmuar ende si kafshim peshkaqeni, por dhëmbi i nxjerrë nga këmba e djalit duket si dhëmb peshkaqeni. Ndërsa shenjat e kafshimit në këmbën e vajzës ngjasonin me kafshimet e peshqve të mëdhenj.

SHKARKO APP