Për më shumë se gjysmën e britanikëve, pije +puthje përkthehet në seks

Më shumë se 50% e britanikëve nuk besojnë se është e pranueshme që një person të refuzojë marrëdhënien seksuale nëse ai është zhveshur bashkë me partnerin e tij të mundshëm, sipas hulumtimit të kryer nga një organizatë bamirëse për shëndetin seksual.

Shoqata e Planifikimit Familjar (FPA) njoftoi se studimi i saj theksoi “sjelljet thellësisht shqetësuese”, pasi shumë të anketuar argumentuan se nuk është e drejtë të mohohet seksi nëse kanë blerë pije alkoolike ose e kanë puthur tashmë personin tjetër.

“Është me të vërtetë shqetësuese që njerëzit e të gjitha moshave  besojnë se nuk është e drejtë të mos ofrojnë konsensusin e tyre në një varg situatash”, tha Natika Halili, kreu i FPA.

“Gjithmonë është mirë të thuhet jo për marrëdhënien seksuale në të cilën personi nuk ndihet rehat, pa marrë parasysh se çfarë situate.”

Sondazhi përfshiu 2000 persona  dhe u botua në kuadër të Javës së Shëndetit Seksual në Britani. Bazuar në anketën e kryer, të anketuarit në moshë më të re ishin ata që besonin se ka shumë të ngjarë që ishte e padrejtë që përfundimisht të refuzonin marrëdhëniet seksuale në rrethana të caktuara.

60% e adoleshentëve të moshës 14-17 vjeç dhe pothuajse ¾ e njerëzve të moshës 25-34 vjeç raportojnë se është tepër vonë për të thënë jo, në krahasim me 30%  të njerëzve të moshës 45-54 vjeç.

Gjetjet “shqetësuese” tregojnë se sa punë duhet bërë për të edukuar qytetarët për kufijtë e konsensusit, tha Katie Russell.

“Është e rëndësishme që ne të fillojmë të edukojmë fëmijët që në moshë të hershme konsensusit dhe autonomisë fizike nëse duam të kemi një mundësi për të reduktuar dhe përfundimisht t’i japim fund shkallës së lartë të dhunës seksuale në këtë vend”, shtoi Russell.

Një në pesë gra në Angli dhe Uells kanë qenë viktima të sulmit seksual që nga mosha 16 vjeçare, sipas shifrave të qeverisë britanike.

SHKARKO APP