“Për t’u mbrojtur nga viruset”/ Fëmijët e kopshtit në Siberi detyrohen të bëjnë çdo ditë dush me ujë akull
Fëmijët e një kopshti në Siberi zhvishen çdo ditë dhe i hedhin vetes ujë të ftohtë akull.
Edukatoret e kopshtit numër 317 në Krasnoyarsk, mendojnë se një praktikë e tillë ndihmon fëmijët që të mos sëmuren dhe të mbajnë larg viruset.
“Ata që i hedhin vetes ujin e ftohtë janë më të balancuar dhe optimistë. Gjithashtu, kemi vënë re se mungojnë më pak në kopsht për shkak të sëmundjeve. Faktet janë kokëforta. Doktorët na kanë transmetuar që fëmijët që e bëjnë këtë, kalojnë shumë më lehtë virozat stinore”, u shpreh edukatorja Oksana Kabotko.
Ndërkaq, mediat vendase shkruajnë se fëmijët e bëjnë “dushin” e ftohtë vetëm nëse temperaturat nuk janë më poshtë se -25 gradë Celcius.