Përballja me koronavirusin, sprova e mjekësisë në Shqipëri

Mjekësia shqiptare ndodhet përballë një prove të jashtëzakonshme, për sa i përket përballimit të kësaj situate, tani që janë diagnostikuar 2 rastet e para me koronavirus. Sa të përgatitur janë mjekët në Shqipëri, për të trajtuar raste të tilla? Mjeku Tritan Kalo, thotë se ”Në shërbimin infektiv janë paraparë masat e duhura për përkujdesin ndaj të sëmurëve të tillë. Dhoma të cilat kanë oksigjen dhe duhet ta fiksoni mirë dhoma që kanë minimumin e pajisjeve të domosdoshme për të shmangur sado të jetë e mundur përhapjen e infeksionit”.

Dezinfektimi i Infektivit dhe vendosja e perimetrit të sigurisë atje ishin masat e para që u vunë re në ambientet e repartit ku mjekët vijojnë të trajtojnë me kura intensive babë e bir. Si masa shtesë janë edhe 2 urdhrat e ministres Manastirliu, për ndalimin e eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore si dhe ndërprerjen e vizitave të familjarëve të pacientëve në urgjencat mjekësore.

Përgjatë së hënës, duket se lëvizjet në spitale vijonin si normalisht, si në qendrën e parë spitalore karantinë, “Nënë Tereza”. E njëjta situatë edhe në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, që njihet edhe si Sanatoriumi i përcaktuar si karantinë e dytë si dhe në “Shtëpinë e pushimit” në Durrës, karantina e tretë. Prej javësh vijojnë trajnimet e mjekëve për të përballuar flukse të mundshme pacientësh më koronavirus. Të parët që merren në konsideratë janë ata persona që mund të vijnë nga Italia, Kina, Koreja e Jugut si dhe Irani, po që mund të kenë pasur kontakte me persona që vijnë prej andej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?