Përfundon nata e parë e Eurovizionit, ja 10 shtetet që u kualifikuan

Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e para gjysmëfinale e Eurovizionit.

Edicioni i 64 i Eurovision Song Contest u mbajt në Tel Aviv në Izrael.

Dhe si gjithmonë mbrëmja ka nisur me performancën e këngëtares Nedda  me këngën ‘Toy’që ishte dhe fituesja e vjetshme.

Mbrëmja kishte rezervuar shumë surpriza dhe performanca pafund, ndërkohë që në fund u kualifikuan për në finalen e madhe 10 shtete si:

Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Ndërsa Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli janë automatikisht në finale.

Kujtojmë që këngëtarja Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’ do të performojë nesër dhe siç dihet ajo është e 14-ta në radhë për të kënduar.

Image

Image

SHKARKO APP