Përplasja/ Meta: Do mbroj Kushtetutën. Ramën e zë koka
Përplasja institucionale që po vijon prej disa javësh mes Presidentit të Republikës dhe mazhorancës qeverisëse duket se është kthyer tashmë dhe në “modën” e fundit të memeve në rrjetet sociale.
Një e tillë është dhe kjo e mëposhtmja ku shfaqet reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj vendosmërisë së Presidentit Ilir Meta për të mbrojtur me çdo kush e çdo çmim Kushtetutën që siç thotë vetë kreu i shtetit, e ka miratuar ai vetë në kohën kur drejtonte Kuvendin e Shqipërisë me mbështetje të plotë të ndërkombëtarëve dhe me një votë unanime nga 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.