Përqafimi i munguar, momenti emocionues kur fëmijët takojnë gjyshërit
Pandemia detyroi më qindra-mijëra familje të në të gjithë botën të qendronin larg njëri-tjetrit. Por ribashkimi i tyre, sidomos i fëmijëve me gjyshërit, pas tre muajve në Britaninë e Madhe, ka qenë vërtet emocionues.
Tre muaj kanë pritur vogëlushët britanike për përqafimin e gjyshërve të tyre. Momentet emocionuese që janë filmuar kryesisht nga prindërit e tyre janë bërë virale, teksa fëmijët shfaqen të lumtur dhe të surprizuar.
Heidi pesëvjeçare, nga Worthing, shkëmbeu një përqafim emocional me gjyshen e saj të shtunën, teksa babai I vogëlushes me kamerën e tij, u kujdes që të mbetej një moment I paharueshëm.
‘Ishte shumë e veçantë. Heidi ka qenë e dëshpëruar të përqafojë dhe të shohë përsëri gjyshen e saj. Kanë kaluar tre muaj të gjatë! U shpreh babai i vajzës, Gareth.
Ndërsa James Deighton publikoi një ribashkim prekës, teksa nëna e tij përqafonte dy nipërit dhe po kështu edhe shumë fëmijë të tjerë janë ribashkuar me gjyshërit e tyre.
Familjet kanë qendruar të ndara që pas nisjes së karantinimit më 23 Mars, ndërsa më të moshuarit dhe ata të etiketuar si ‘të rrezikuar’ për shkak sëmundjeve të tjera duhet të shmangnin kontaktet me familjarët e tyre.
Duket se vendi po i rikthehet normalitetit, pasi nga kjo e hënë në Mbretërinë e Bashkuar janë lehtësuar të tjera masa të ndërmarra për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit, p.sh rihapja e aktiviteteve tregtare jo thelbësore, por gjithashtu do të jetë e detyrueshme të mbahen maskat në transportin publik.
Efektshmëria e tyre vazhdon të shkaktojë debat përkundër rekomandimeve të OBSH për mbajtjen e maskave nga të gjithë dhe kudo.