Përreth botës me biçikletë. Udhëton drejt Katarit, argjentinasi vjen në Vlorë

37-vjecari Matias Havier ka udhëtuar nga Argjentina deri në Vlorë. Ai thotë se ka përshkruar 91 mijë kilometra me biçikletë.

Havier ka gjashte vjet që ndërmerr të tilla aventura dhe ka përshkuar 45 shtete. Kësaj here destinacioni i fundit është Katari.

Argjentinasi synon që për katër vjet të arrijë synimin e tij për t’i rënë botës përqark me biçikletë.

Nga Argjentina deri në Meksikë dhe gjithë Amerikën latine Matias e ka bërë per tre vjet.Më pas ka marrë avionin dhe ka shkuar në Spanjë e pastaj në Rusi ku ka përshkuar për dy vite , dhe nga Rusia në Shqipëri i është dashur një vit.

Matias tregon se në 45 shtetet që ka përshkuar me biçiklete ka marrë dhe nga një flamur, por dhe stemat e policive, të cilat do t’i kujtojnë gjithnjë aventurën e tij me biçikletë përreth botës.

SHKARKO APP