Pesë gratë shekullore, njihuni me sekretin e jetëgjatësisë së tyre

Gratë që kanë lindur që në shekullin e 19-të, cilat janë ato? Cili është sekreti i tyre? A është e vërtetë që në Japoni jetojnë mbi 50 mijë njerëz 1 shekullor dhe që meritat shkojnë veccanërisht për peshkun dhe orizin si ushqim. Më poshtë do të njiheni me pesë gratë më të vjetra në moshë, të cilat kanë prekur edhe 3 shekujt.

Misao Okawo

Misao Okawo në mars të këtij vitit kremton 117 vjetorin e lindjes dhe ajo, sipas Librit Guinness është më e vjetra në botë. Kjo stërgjyshe jeton në Osaka, Japoni.  Ajo thotë se sekreti i jetës së gjatë së saj është në sushi, tetë orë gjumë dhe relaksim. Misao ka lindur në vitin 1898 dhe është martuar në vitin 1919. Ka tre fëmijë, katër nipa dhe gjashtë stërnipa. Burri i ka vdekur në vitin 1931.

Gertruda Vivier

Gertruda Vivier është amerikania më e vjetër. Është lindur më 4 korrik 1898, në ditën e pavarësisë së SHBA dhe për këtë shkak ajo pohon të jetë ende grua e pavarur. Kjo damë nga Arkanzasi pohon se besimi e ka sjellë deri në këtë moshë. Ajo është martuar në vitin 1915 dhe ka katër fëmijë. Tani është në shtëpinë e pleqve, pasi nuk lëviz dot, ndërsa rregullisht e viziton mbesa e saj, 78 vjeç. Ajo thotë se ditën e kalon, duke bërë manikyr dhe duke e lexuar Biblën, ndërsa sekreti i jetëgjatësisë së saj fshihet në dashuri.

Jarilian Tali

Jarilian Tali është 115 vjeç dhe jeton në Michigan. Ka lindur në vitin 1899 dhe ka vajzën Telma (76 vjeç) me të cilën jeton. Ajo është ndër më të vjetrat në Amerikë dhe konsideron për jetëgjatësinë e saj se meritë është ekskluzivisht e Zotit dhe se ajo asgjë nuk mund të bëjë lidhur me këtë.

Suzana Mochate Jons

Suzana Mochate Jons është njujorkeze, 115 vjeç. Nuk pi duhan dhe fle mirë. I vetmi racioni që konsumon  është proshuta, të cilën e adhuron dhe e ha çdo mëngjes. Suzana nuk ka fëmijë, por ka ndihmuar nipërit, duke ju paguar shkollimin.

Jin Calment

Personi më i vjetër grua, që ka jetuar ndonjëherë në planet është Jin Calment nga Franca, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.

SHKARKO APP