Pesë mënyra të thjeshta natyrale si të dukeni më të rinj

Largoni shenjat e para të plakjes duke përfshirë në rutinën tuaj këto hapa të lehtë. Zakonisht përkujdesi për lëkurën zë një pjesë të rëndësishme të ditës së gjithësecilit. Rrudhat, njollat, shenjat, aknet janë probleme të përditshme që të gjithë nga ne janë përballur në një moment të caktuar.

Njihuni me pesë metoda të cilat do të përmirësojnë shëndetin e lëkurës suaj dhe do t’ju bëj të dukeni më të rinj.

Hani perime dhe fruta të pagatuara dhe të freskëta
Është thënë që duhet të konsumojmë rreth tetë gota me ujë në ditë, por disa të dhëna kanë treguar që ju mund të zëvendësoni njërën prej tyre duke konsumuar fruta apo perime. Vitaminat që përftohen direkt nga konsumimi i frutave apo perimeve të ndryshme arrin të depërtojnë më lehtë ujin në qelizat e lëkurës suaj. Kështu ju jeni të hidratuar dhe me lëkurë rrëzëllitëse.

Flini gjumë mirë
Nëse nuk flini orët e mjaftueshme të gjumit, shenjat e para shfaqen pikërisht në fytyrë. Prandaj sigurohuni që të bëheni gati për të fjetur në një orë të arsyeshme dhe të zgjoheni të çlodhur. Kjo nuk është vetëm për të mirën e lëkurës suaj, por për të gjithë organizmin.

Përgatituni dhe mbrohuni
Të vendosësh krem mbrojtës çdo ditë është një gjë kaq e lehtë, por që shpesh anashkalohet. Nëse e kapni veten që harroni të lyeni me krem mbrojtës, vendosni një kujtesë në celularin tuaj. Dielli me rrezet e tij janë një nga shkaktarët më të dëmshëm të sëmundjeve të lëkurës.

Mos harroni të pastroni fytyrën nga qelizat e vdekura
Njësoj si pjesë të tjera të trupit, edhe fytyra juaj ka nevojë që të pastrohet nga qelizat e vdekura. Ju mund ta bëni këtë shumë thjeshtë duke përzierë sheqer me vaj ulliri pë të përgatitur diçka natyrale. Kryejeni këtë hap dy herë në javë për rezultate sa më të mira.

Kënaquni me lëkurën e shëndetshme
Një rutinë e thjeshtë ushqyese për lëkurën është hapi kyç që të dukeni sa më të rinj. Një lëkurë e trajtuar gjithmonë do të duket e shëndetshme dhe me shkëlqim e gjithe jetë. Prandaj sigurohuni që të përdorni produktet e sakta për llojin e lëkurës që ju keni./AgroWeb

SHKARKO APP