Pesë ndërtesa historike që u rindërtuan pas shkatërrimit

Shkatërrimi i katedrales së Notre Dame është një lajm që tronditi botën. Kjo ikonë e mrekullueshme është shkatërruar pothuajse tërësisht nga zjarri. Edhe ndërtesa të tjera historike janë shkatërruar më parë nga zjarret dhe nga luftërat dhe janë rindërtuar sërish, duke u vlerësuar nga njerëzit njëlloj si në fillim.

Ura e Mostarit në Bosnje Hercegovinë u shkatërrua nga konfliktet në vitin 1993, por u rindërtua dhe sot njihet si simbol i ringritjes. Mbi 15 milionë dollarë janë shpenzuar për restaurimin. Sot kjo urë vizitohet nga mijëra turistë çdo vit.

Pas shkatërrimit nga lufta, Qyteti i vjetër i Varshavës në Poloni u rindërtua duke përdorur hartat e shekullin të 18-të dhe pikturat e rilindjes si udhëzues. Sot njihet si një vend me trashëgiminë kulturore të rëndësishme.

Gjatë sundimit të Bashkimit Sovjetik, Katedralja e Moskës “Krishti shpëtimtar” u shkatërrua dhe u kthye në një vend pushimi me pishina. Katedralja u rindërtua duke u kthyer në një nga veprat më ikonike të trashëgimisë së qytetit.

Ndërtesa historike e “La Fenice Opera” në Venecia u dogj e tëra dhe u rindërtua jo më pak se tre herë, së fundmi në vitin 1996.

Shtëpia e Bardhë në Uashington u shkatërrua dhe u dogj nga forcat ushtarake britanike në vitin 1812 dhe sot vazhdon të jetë një simbol i rëndësishëm i popullit amerikan.

SHKARKO APP