Pesë njerëzit pasuria e të cilëve u rrit më shumë në vitin 2020
Viti 2020 ishte i vështirë financiarisht për shumë njerëz në të gjithë botën për shkak të pandemisë globale që shkaktoi koronavirusi. Por për disa historia ka qenë ndryshe.
Shitjet e Amazon arritën shifra rekord gjatë këtij viti pasi kufizimet e distancës socilale i detyruan njerëzit të fokusohen tek blerjet online.
Ndërsa jemi në fund të vitit 2020 ja një vështrim për pesë miliarderët që kanë parë pasurinë e tyre të rritet më shumë këtë vit, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, i udhëhequr nga :
Elon Musk, CEO i Tesla
Musk ka shtuar 140 miliard dollarë në vlerën e tij neto në vitin 2020, duke e çuar totalin në 167 miliardë dollarë që nga e hëna, sipas Bloomberg. Kjo rritje e bëri Musk të kryesojë listën, pasi në Nëntor ai u rendit i dyti pas Bill Gates.
Në fillim të vitit 2020 vlera neto e Musk ishte 30 miliardë dollarë, por viti i jashtëzakonshëm bëri që aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike të rriten me 650%. Tesla vendosi një rekord të ri të shitjeve dhe raporton tremujorin e pestë rradhazi fitimprurës.
Elon Musk zotëron 20% të aksioneve në Tesla, kështu që rritja e ndërmarrjes siguroi edhe rritjen e fitimeve të tij personale duke e çuar vlerën e tyre në më shumë se 125 miliardë dollarë.
Jeff Bezos, CEO i Amazon
Me rritjen e pandemisë Bezo e filloi vitin 2020 si personi më i pasur në botë dhe gjithçka që ai bëri ishte shtimi i pasurisë me më shumë se 72 miliardë dollarë neto. Bezos i cili zotëron 50 % të aksioneve të Amazon me vlerë 170 miliardë dollarë, pa që vlera e pasurisë së tij të rritet me 187 miliardë dollarë . ( Bezos është personi më i pasur në historinë moderne, dhe pasuria e tij neto verën e kaluar arriti në 200 miliardë dollarë.)
Zhong Shanshan, themeluesi i Nongfu Spring
Pasuria neto e Zhong Shanshan është rritur me 62.6 miliardë dollarë në vitin 2020 ( aktualisht është më shumë se 69 miliardë dollarë), sipas Bloomberg. Zhong u bë njeriu më i pasur i Kinës në shtator, pasi kompania e tij e ujit në shishe, Nongfu Spring, filloi një rrugëtim të suksesshëm dhe grumbulloi më shumë se 1.1 miliardë dollarë .
66-vjeçari Zhong zotëron 84% të kompanisë vlera e të cilave arrin në 60 miliard dollarë, gjë që e ndihmoi atë të kalonte miliarderë të tjerë si Pony Ma i Tencent dhe themeluesi i Alibaba Jack Ma për t’u bërë personi më i pasur në Kinë muajt e fundit.
Colin Huang, themeluesi i Pinduoduo
Dyzet vjeçari Colin Huang shtoi 33 miliardë dollarë në pasurinë e tij neto në vitin 2020, duke e çuar atë në gati 53 miliard dollarë, sipas Bloomberg. Ky ishte viti në të cilin ai dha dorëheqjen si CEO i kompanisë që ai e themeloi pesë vjet më parë.
Pinduoduo është një treg në internet që lejon grupe njerëzisht të ndajnë koston e blerjeve. Ai u bë publik në vitin 2018 duke e bërë Huang një miliarder. Ashtu si gjigandët e tjerë të tregëtisë online, Pinduoduo ka përfituar nga rritja e blerjeve për shkak të pandemisë duke katërfishuar vlerën e aksioneve .
Dan Gilbert, Kryetar i Kompanive të Raketave
Gilbert është pronari 58 vjeçar i Cleveland Cavaliers të NBA dhe themeluesi i Quicken Loans. Pasuria e tij neto u rrit me 28.1 miliardë dollarë në vitin 2020, sipas Bloomberg. Gilbert zotëron rreth 73% të aksioneve në kompaninë e raketave vlera e të cilave arrin në 31 miliardë dollarë.