Pikëpyetjet? Si do të ruhet distanca në autobusët e Kombinatit?
Dashnor Memaj përfaqësues i Shoqatës së Transportit Publik ishte skeptik sa i takon rregullave të ministres Belinda Balluku për hapjen e këtij transporti.
Sipas ministres autobusët do të kenë kapacitet 70%.
Por për Memajn kjo është e pamundur sepse nuk mund të ruhet distance.
“Një autobus me kapacitet 100 vendesh 20 metra katrorë ku do të qëndrojnë 70 udhëtarë? Kjo është e pamundur” u shpreh ai i ftuar ne emisionin “Dite e Re”
Po të marrësh një nga linjat e transportit urban, atë të Kombinatit, duke pasur parasysh dhe fluksin që ka kjo linjë pyetja që lind është si do të ruhet distanca në autobusët e Kombinatit?
Qeveria ka caktuar daten 15 qershor si daten per hapjen e transportit urban. /Ora News