Piramida 4 mijë vjeçare kthehet në atraksion turistik

Një piramidë e zbuluar në shek e 19 në Egjipt do të kthehet në një atraksion turistik. E ndërtuar 4 mijë vite më parë, në të është zbuluar një dhomë varrimi ku besohet se prehet faraoni Senusret II, I Mbretërisë së Mesme. Piramida pritet të jetë atraksioni më i ri turistik i Kajros.

Një piramidë 4 mijë vjeçare në Egjipt do të hapë dyert për publikun për herë të parë. Brenda saj zbulohet një rrjet rrugësh të ndërlidhura dhe një dhomë varrimi e lashtë.

Një grupi arkeologësh të ministrisë Egjiptiane të Antikitetit, iu është dashur më shumë se një vit për të pastruar dhomën e varrimit e cila, ishte mbuluar nga gurët dhe mbeturinat.

Gurët e rënë u rivendosën në vendet e tyre origjinale dhe u instaluan shkallët prej druri. Aty ekspozohen një shumëllojshmëri objektesh të cilat u zbuluan pas gërmimit, duke përfshirë hajmali, artefakte dhe relikte të ishin të padëmtuara si edhe një sarkofag i pikturuar.

Piramida e ndërtuar me tulla balte në Fayoum, e cila u gërmua për herë të parë më shumë se një shekull më parë, besohet se është ndërtuar nga faraoni Senusret II i dinastisë së 12-të.

Sipas mbikëqyrësit të muzeut, Ashraf Sobhy, faraoni Senusret II është një nga sundimtarët e Mbretërisë së Mesme që zgjodhën të varroseshin në Fayoum, 60 km në jug të Kajros.

Duke qëndruar në dhomën e varrimit të Mbretit Senusret II, Sobhy tha se vendimi për të zgjedhur Fayoum, si vendin e pushimit të përjetshëm ishte i lidhur me projektet e nisura gjatë Mbretërisë së Mesme.

Piramida është mbyllur që nga zbulimi në shekullin e 19-të, por Ministria egjiptiane e antikiteteve vendosi ta hapë atë si një atraksion turistik, pasi sektori i turizmit është një nga burimet kryesore të vendit.

SHKARKO APP