Pirja e alkoolit dhe mbajtja e frymës, OBSH sqaron “doktorët e internetit”
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka hedhur poshtë “dy prej miteve” të koronavirusit, që qarkullojnë prej kohësh në internet.
OBSH shkruan se nëse arrin që të mbash frymën për 10 sekonda pa u djersitur, nuk do të thotë se je i përjashtuar nga fakti se mund të kesh Covid-19. Po ashtu, theksohet se pirja e alkoolit nuk ju mbron nga koronavirusi, dhe konsumi i shpeshtë apo me tepri i tij mund të rrisë rrezikun për probleme shëndetësore.
Postimet OBSH:
FAKT: Të jesh në gjendje të mbash frymëmarrjen për 10 apo më shumë sekonda, pa u kollitur apo pa u ndjerë në vështirësi, NUK do të thotë që jeni i lirë nga sëmundja e #kororavirusit ose ndonjë sëmundje tjetër e mushkërive.?
FAKT: Pirja e alkoolit NUK ju mbron nga #COVID19 dhe mund të jetë e rrezikshme.
Konsumi i shpeshtë apo me tepri i alkoolit mund të rrisë rrezikun për probleme shëndetësore.