Pishinë në vend të çatisë në “Notre Dame”! Plani i arkitektëve po i habit të gjithë (Foto)

Arkitektura që ata sugjerojnë është super moderne dhe i qëndron larg çdo karakteristike të arkitektuarës së shekullit të 12-të.

Djegia e një prej ndërtesave më ikonike të UNESCO-s, katedrales së famshme “Notre Dame de Paris”, u bë lajm në të gjitha mediat e botës.

Presidenti Macron ka deklaruar se katedralja do të rikonstruktohen brenda 5 viteve edhe pse për punën kolosale që kërkon duket si një afat kohor i shkurtër. Ndërkohë është hapur konkursi për arkitektët më të mirë në mbarë botën, dhe një nga propozimet që ka bërë më tepër habi është ajo e një kompanie suedeze ‘UMA’.

Arkitektura që ata sugjerojnë është super moderne dhe i qëndron larg çdo karakteristike të arkitektuarës së shekullit të 12-të. Ata kanë dizenjuar në vend të çatisë një pishinë shumë të madhe dhe ideja që përçon është që katedralja të bëhet e njerëzve.

SHKARKO APP