Pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit në UNESCO, ambasada gjermane: Vazhdojmë angazhimin tonë

Pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit është bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Njerëzimit.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranën nënvizon se, “ne përgëzojmë për emërimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit si pjesë e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Njerëzimit”.

Me rastin e këtij suksesi, të hënën e shkuar u mblodhën në shëtitoren e Liqenit të Ohrit ministrat nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, përfaqësues lokalë nga qyteti i Pogradecit, studentë, përfaqësues të GIZ dhe KfW si dhe Ambasada Gjermane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesja e zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, Dr. Judith Hoffmann u shpreh se, “ekosistemet nuk njohin kufij. Përpjekjet ndërkufitare që kanë çuar në këtë sukses me statusin e UNESCO-s duhet të vazhdojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim tashmë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për këtë, ndër të tjera me projekte për mbrojtjen ndërkufitare të biodiversitetit dhe për përmirësimin e kanalizimeve në Pogradec. Ne do ta vazhdojmë këtë angazhim në rajon”, tha Hoffmann.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?