Plagoset me çifte mjelma në Pogradec, shpendi i rrallë dyshohet se u qëllua për tu balsamosur

Edhe pse moratoriumi mbetet në fuqi, gjuetisë së paligjshme nuk po i shpëtojnë as speciet e rralla.  Një mjelmë u plagos në Pogradec nga persona që dyshohet se tentuan ta vrasin për ta balsamosur.

Kjo mjelmë e plagosur u filmua në liqenin e Pogradecit.

Dëshmi se gjuetia e paligjshme vijon edhe ndaj shpendëve të rralla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacionet zyrtare nga punonjës të Zonave të Mbrojtura thanë se dyshimet janë që është qëlluar me çifte nga persona te pa njohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mishi i këtij shpendi nuk konsumohet, ndaj forcohet dyshimi se autori ka dashur ta vrasë për ta balsamosur.

Pas denoncimit të rastit nga qytetarët, mjelma është transportuar në qendrën e rehabilitimit në Divjakë.

Rasti mësohet se është denoncuar pranë pranë autoriteteve ligjzbatuese që thonë se po punojnë për të identifikuar njeriun që qëlloi mjelmën.

Në muajin janar, një flamingo u gjet e vrarë në Lagunën e Nartës, si dëshmi e dështimit në ndalimin e fenomenit të gjuetisë së paligjshme edhe brenda zonave të mbrojtura.

Afati moratoriumit të gjuetisë përfundon këtë vit, ndërsa ende nuk është e qartë nëse do të shtyhet sërish.

Plagoset me çifte mjelma në Pogradec, shpendi i rrallë dyshohet se u qëllua për tu balsamosur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?