Platforma karikaturës së Luftës!

Nga Ylli Dylgjeri –

Kryeministri Edi Rama njofton se ditën e sotme do të publikohet platforma kombëtare online e luftes kundër korrupsionit!
Në një status në rrjete sociale Rama deklaron se lufta do të bëhet përmes bashkëpunimit qytetarë-qeveri.
“Sot në 11 publikohet platforma kombëtare online e luftës kundër korrupsionit. Së bashku, qytetarë-qeveri, ne do ta zmbrapsim korrupsionin”, shkruan Rama në Facebook.
Më në fund e shpalli luftën. Urrrrraaaa!
E dëgjova mirë apo lajthita Unë! Luftë kundër kujt? Kundër mafias apo Kundër vetes? Kundër shtetit? Krimi këtu ka lidhur marreveshje me shtetin. Çfarë thonë thonë Raportet e Ndërkombëtareve? Po drejtuesit e antimafias ndërkombetare?
Sa Platforma e portale janë hapur gjate 6 viteve te qeverisjes së të majteve? Sa ditë na janë premtuar per te vendosur shtetin e se drejtes? Ja miq po ju tregoj Unë një Platforme që u hap edhe ne Ministrine ku Punoja para 5 muajve:
Pasi u ankova lart e poshte iu drejtova dhe Platformës Qeverisëse në Ministri. I dërgova si fillim email-in me ankesen. E dini se çpërgjigje mora? Po Ju a them. Në telefon më doli Operatorja dhe me pyeti:
Si e ke emrin dhe ku punon?
Haaaaaaaaaa! Pasi qesha me të madhe i thashe:
Jam Ylli Dylgjeri dhe punoj një kat më poshtë teje O Operatore! Po ta ngre koken lart, të shoh edhe breket si i ke… kaq. Kjo është Platforma e luftes së Ramës. Karikature! Njelloj sI ato qe ka bere ne muret e zyres se Tij, ashtu i ka edhe prej mishi neper zyrat e Ministrive. Ndaj mos puno e beso në të pa shpresë.

Tjeter, sa here i kemi degjuar premtimet per vendosjen e rendit?Me 30 dite? Ne 300 dite? Ne 3000? Apo sa?
Me ke do luftoje Kryeministri? Me Ramaformat, Apo bej Platforma kunder krimit e dëno Ministrat e vet te Brendshem! Bej prap Platforma e shpall ne kerkim oficeret e policise. Bej Platforma e shpall ne kerkimin kryetaret e Bashkise. Socialistet po hanë bijtë e vet.
Ku i ka njerzit Kryeministri?
TI SHPALLESH LUFTE KRIMIT do te thote te zotrosh besimin, te kesh Udheheqes vizionar, te kesh teknika moderne e bashkohore. Ketu eshte vrare shpresa.
Edhe kjo eshte Platforma e rradhes per tu tallur me Ne.
Kjo është karikatura e rradhës.

SHKARKO APP