Po kryesimi i OSBE a është KÇK?

Nga Ylli Dylgjeri –
Po. Ja shiheni qysh sot…
Ky kryesimi nga Rama është një public relation maksimal për një udhëheqës që i ka rënë sistemi, opozita, negociatat, kuotat, dialogu, besimi, numrat, etj.etj.
Në momentin kur autoriteti, partia, ekonomia, krimi, politika e jashtme, po bien si fiqtë e kalbur, vjen një ofiq i madh europian: Kryesimi i OSBE nga Rama!
Pas kësaj, qilimi i kuq, foto e polifoto, takime
e koktej me titullarë madhor, eskorta europianësh që venë e vinë, konferenca, njoftime mediash, deklarime, etj, etj, do vijnë me një axhendë të pa parë në ditët e ardhshme…
“Do i japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve. Do luftojmë krah aleancës për një botë më të mirë. Do kem parasysh çdo gjë që ju thoni, do dëgjojmë me vemendje çdo sugjerim”, tha Rama, në një kohë kur vetë Shqipëria është në një krizë të thellë demokratike.
Në këtë mal me protokoll diçka do të mbetet. Protagonizmi i Liderit do të gjallojë, paçka se vendi po merr tatëpjetën çdo ditë.
Eeeeej, Rama edhe Lider europian pas atij rajonal! Ka timonin e OSBE!
Kështu s’mbetet gjë tjetër, duhet shfrytëzuar momenti. OSBE sot na ngeli në dorë…
Kap çar të kapësh zoti Rama!

SHKARKO APP