Pojana: Kauza jonë është që Shqipëria të jetë shtëpia e të gjithë shqiptarëve

Nga Klevi Pojana*

Realisht në këtë mbledhje të Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI se është shumë e rëndësishme për ne ti themi kujtdo, se nderi nuk ka çmim. Askush nuk mund ta blejë nderin tonë, askush nuk mund t’i blejë njerëzit e lirë të këtij vendi dhe sidomos rininë e këtij vendi. U bë faktikisht  një periudhë e gjatë e cila na ka gjetur ne, kryesisht ne që jemi në këtë sallë po dhe qindra e mijëra të rinj të tjerë, në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë duke protestuar. Duke protestuar për atë çka është e ardhmja jonë. Në momentin kur Kryetarja e LSI, na duartrokiti pse të rinjtë e LRI të cilët kanë qenë në listat për kandidatë, nuk u joshën dhe nuk kanë për tu joshur nga asnjë lloj pazari dhe asnjë lloj blerje, unë ju them që ne nuk joshemi nga asgjë sepse këtu flitet për të ardhmen tonë. Arsyeja pse ky vend nuk ofron më shpresë është pikërisht se të rinjtë nuk shikojnë shpresë te kjo qeverisje dhe kjo mënyrë keqorganizimi që Edi Rama dhe banda e tij i ka bërë vendit. Unë dua ti them gjithsecilit sot nëpërmjet këtij takimi, këtu brenda nesh por dhe çdo të riu në Shqipëri, se kjo nuk është një luftë politike, se kjo nuk është më një sfidë që ka ngjyrë politike. Kjo është një sfidë e të gjithë shqiptarëve. Këtu është dallimi midis atyre që e duan vendin dhe e duan të ardhmen në Shqipëri dhe dallimi i qartë mes atyre të cilët duan që këtë vend ta përdorin për interesin e tyre. Unë ju falënderoj të gjithëve për angazhimin tuaj por ajo çka na pret përpara është një sfidë e vështirë, një sfidë  e cila sigurisht me zemër të pastër, me besimin në Zot dhe me frikë vetëm nga Zoti, ne mund t’ia dalim dhe do ta fitojmë sepse kauza jonë, qëllimi ynë, është të kemi një vend më të mirë, një vend i cili do të jetë realisht shtëpia e gjithë shqiptarëve. Duke ju falënderuar ju dhe mediat, besoj që mund të kemi disa diskutime përsa i përket anës organizative për protestat e ardhshme, por pse jo dhe për tu bërë gati për zgjedhje të parakohshme sepse ne jemi të bindur që qeverisja fitohet me votë dhe vota fitohet me besimin e shqiptarëve.

*Fjala e Nënkryetarit të LRI-së, Klevi Pojana në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së

SHKARKO APP