Policia greke zbulon 41 migrantë të fshehur në një kamion-frigorifer, pranga shoferit

Policia greke gjeti 41 migrantë të fshehur në një kamion frigorifer në autostradën në veri të Greqisë, thanë zyrtarët e policisë. Migrantët, shumica e tyre afganë, nuk kanë pësuar lëndime gjatë këtij lloji të transportit, tha një nga zyrtarët, duke shtuar se sistemi i ftohjes nuk ishte i ndezur, raporton REL

Policia ndaloi kamionin për një kontroll të rregullt, në një autostradë afër qytetit verior Grek të Xanthi. Pas zbulimit të migrantëve brenda kamionit, policia arrestoi shoferin dhe migrantët u dërguan për identifikim në një stacion të policie.

Shumica e migrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë. Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të migrantëve në ishujt e saj lindorë. Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?