Politik e çmendur

Nga Zenel Çeliku –

E gjithë shoqëria shqiptare sot është e shqetësuar për situatën politike tej të tencionuar në Shqipëri, çdo njeri e konsideron këtë situate plot tension dhe krizë të thellë politike, si një politikë të çmendur e të përgjegjshme. Opozita si kudo, edhe në Shqipëri ka disa muaj që ka ngritur zërin për mjaft problem që sot ka qeverisje socialiste. Opozita e cila ka rrolin e saj të bëjë rojtarin për gabimet që bën qeverisja e vendit, është stacionuar dhe është organizuar në protestat fuqishme për një mori skandalesh. Kriza e besimit është shumë e ulët tek kjo mazhorancë e cila akuzohet rëndë për vjedhje dhe manipulim në zgjedhjet e fundit parlamentare, për korrupsionin më të rëndë ndër 30 vite, për krimin e organizuar i cili është kërcënues për shoqërinë, për konçesionet korruptive të PPP e për të tjera problem që e ngarkojnë këtë qeverisje me shumë përgjegjësi. Opozita e bashkuar ka ngritur një kauzë për largimin e Ramës si kryeministër, për një qeveri tranzitore dhe për zgjedhje të ndershme, transparente dhe të rregullta. Një element shumë i rëndësishëm sikur i mungon kërkesave të opozitës, ndryshimet në sistemin zgjedhor të cilin e përmendin rralla, gjë që i penalizon partitë e vogla, por është shumë ë rëndësishme që liderët e partive të eliminojnë një herë e mirë listat e mbyllura të kandidatëve, gjë që I bën shumë të fuqishëm kryetarët e partive të mëdha.

Nga ana tjetër kemi nëe mazhorancë e cila e konsideron shumë normale situatën politike në vend, ku opozita e bashkuar është jashtë parlamentit dhe nuk garojnë për zgjedhjet e dekretuara më 30 Qershor. Kryeministri del gati çdo ditë në konferenca për shtyp ku deklaron se zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor, vjen apo nuk vjen në zgjedhje opozita e bashkuar. Kryeministri dhe mazhoranca qeverisëse e konsiderojnë si normale që në parlament opozita na u përfaqësona me deputetet e rinj që kanë hyrë nga listat e PD dhe të LSI. A është normale kjo përplasje politike e cila po shqetëson mbarë shqiptarët se, mos ndoshta siguria kombëtare po kërcënohet seriozisht?! A është normale që njerëzit shprehen të frikësuar se po na kërcënon një tjetër 1997? Nëse kjo mazhorancë dhe Kryeministri Rama e konsideron PS të fortë dhe triumfues në zgjedhjen e shqiptarëve, përse nuk bën një hap mbrapa për ti dalë përpara një katraure politike dhe civile? Si mundet të zhvillohen zgjedhjet kur opozita e bashkuar nuk është aktore dhe faktore në zgjedhje? Faktori ndërkombëtarë po bën thirrje çdo ditë për dialog pozitë-opozitë, a është në nderin dhe në modelin europian që mazhoranca duhet të hapë spacio dhe barazi për opozitën, me qëllimin që opozita të organizohet për zgjedhje dhe garim në zgjedhje, por ama në zgjedhje të ndershme e të rregullta?

Në optikën time, si gazetar me përvojë çerek shekullore, vërej se politika shqiptare i ngjason një roboti të çmendur dhe të dalë nga sistemi komandues, sepse sipas kësaj mazhorance vetëm një gjë ka mbetur, përballja votues dhe kondra votues me 30 Qershor. Kjo është shumë e rrezikshme të dashur motra e vëllezër, ky qëndrim është katastrofik, kjo marrëdhëniet me opozitën është krizë e thellë dhe shumë e rrezikshme politike dhe shoqërore. Ndaj mbarë shoqëria kërkon që politik të largohet nga qëndrime të çmenduar dhe të pa përgjegjshme, sepse në fund të fundit, janë shqiptarët që e pësojnë një katraure dhe përplasje civile midis tyre ku dikush I përfaqësuar me opozitën e dikush me mazhorancën. Kjo politikë nuk I shërben askujt, aq më shumë shqiptareve të vuajtur 50 vjet nga regjimi komunist, dhe në 30 vjet orvajtje dhe nen pushtetin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Sot Shqipëria është e parafundit në integrimin Europian dhe pse, pikërisht nga kjo politikë e ç’mendur.

Sa nuk është vonë, mazhoranca qeverisëse duhet të bëj një hap mbrapa, kryeministri meqenëse e ndjen vehten të votuar në shumicë në krahasim me opozitën, me kurajo dhe përgjegjshmëri qytetare duhet të largohet nga posti I kryeministrit dhe të futet në garë si I barabartë, pastaj nëse ai votohet, është e drejta e tij legjitime të qeveris si I votuar. Vetëm dhe vetëm kështu Shqipëria mundet ti shmanget një kaosi politiko-civil, i cili rrezikon ta kthej vendin 20 vite mbrapa dhe ta lerë jashtë dyjave të BE për shumë e shumë vite të tjera.

SHKARKO APP