Polonia vlerëson kreun e KLSH-së me medaljen e lartë ”Kalorës i Urdhrit të Meritës”
Polonia nderon me medaljen ”Bene Merito” kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.
Medalja e akorduar nga ministri i Jashtëm polak iu dorezua nga ambasadori Karol Bachura me motivacionin “Zoti Bujar Leskaj është një mik i shquar i Polonisë, promotor i dijes për vendin tonë në Republikën e Shqipërisë dhe mbajtës i Medaljes “Kalorës i Urdhrit të Meritës të Republikës së Polonisë”.
Më tej aMbasadori polak nënvizoi se “me iniciativën e z. Leskaj doli Albumi me titull “100 simbolet polake – 100 vende, figura dhe ngjarje të rëndësishme për Poloninë, Evropën dhe botën”.
Ambasadori polak u shpreh se në cilësinë e kryetarit të KLSH, Leskaj ka intensifikuar bashkëpunimin me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Polonisë.
Dëshmi e bashkëveprimit ka qene projekti dyvjeçar i binjakëzimit IPA 2013 me fonde të Bashkimit Evropian, duke realizuar më shumë se 100 misione ekspertësh në Shqipëri dhe vizita studimore në vendet e BE-së, duke përfshirë Poloninë.
Në fjalën e tij, Bujar Leskaj, kryetar i KLSH e falenderoi Ambasadorin Bachura dhe nëpërmjet tij qeverinë dhe popullin polak, për vlerësimin e dhënë.