Porsche, jo më makina me naftë

Volkswagen ka pranuar se ka mashtruar në testet e emetimit tek makinat diesel, duke futur në ethe të gjithë industrinë e automobilëve dhe duke shkaktuar një kthim masiv shpine ndaj motorëve diesel që ndotin jo pak. Si rezultat, prodhuesit e makinave në të gjithë botën kanë përshpejtuar kalimin tek makinat elektrike, me shpresën se do të kapin ritmin e pionieres Tesla.

“Porsche nuk po e demonizon motorin diesel. Ai është dhe do të mbetet një pjesë e rëndësishme e teknologjisë”, tha shefi ekzekutiv i shoqërisë, Oliver Blume në një deklaratë për shtyp.

“Ne si prodhues makinash sportive, për të cilat motori diesel ka luajtur gjithnjë një rol sekondar, kemi arritur në përfundimin se do të donim një të ardhme pa diesel”, shtoi Blume. Porsche ka shitur versionet diesel të saj prej rreth një dekade. Por, që nga shkurti, nuk ka marrë asnjë porosi për prodhimin e tyre. Vitin e ardhshëm do të lançojë Taycan, që thotë se do të jetë një makinë sportive tërësisht elektrike.

SHKARKO APP