Pranvera troket në kryeqytet, lulet shumëngjyrëshe dhe zogjtë “pushtojnë” Bashkinë

Pranvera ka trokitur edhe në Tiranë, temperaturat e ulëta dhe reshjet i kanë lënë vend motit të ngrohtë dhe qiellit plot shkëlqim mbi kryeqytet.  Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për t’i uruar mirëseardhmen stinës së re teksa kryeqyteti përgatitet për Ditën e Verës.

Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e Pranverës, lulet shumëngjyrëshe.

Fotot janë marrë nga pamja që ofron sot Bashkia e Tiranës, ku dhjetra lule shumëngjyrëshe dhe zogj janë vendosur në një nga hyrjet e godinës, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët.

Kjo ka tërhequr interesin e qytetarëve të shumtë, të të gjitha moshave, të cilët e kanë kthyer atë në një vend ideal për të patur foto si kujtim për këtë ditë.Pranvera troket në kryeqytet, lulet shumëngjyrëshe dhe zogjtë pushtojnë Bashkinë e Tiranës.

SHKARKO APP