Pranvera vjen me ngjyra të forta

Ngjyrat e forta duket se janë tendenca kryesore e veshjeve në këtë sezon pranveror. Ndërkohë blogerja, Katerina Zoto, thotë se linjat e drejta dhe aksesoret plotësues bëjnë diferencën në veshje.

Ngjyrat e forta duket se këtë pranverë do të jenë dominante.

Tendencat e fundit qe vijnë nga bota e modës duket se po përqafohen shpejt edhe nga gratë dhe vajzat në Shqipëri.

Blogerja, Katerina Zoto, thotë se këto ngjyra të forta tashmë i shohim edhe në kostume që mund të vishen edhe në përditshmëri.

Ndërsa diferencën e bëjnë aksesorët plotësues.

Edhe në pasarelat e Victoria Bechkam dhe Channel për sezonin e pranverës ngjyrat e forta dhe linjat e pastra janë dominante.

RTV Ora - Pranvera vjen me ngjyra të forta

SHKARKO APP