Presidenti i ri i PE-së viziton sot Maqedoninë e Veriut

Presidenti i ri i Parlamentit Evropian, David Sassoli, sot do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut, e cila është vizita e parë e tij zyrtare jashtë Bashkimit Evropian.

Sasoli fillimisht do të takohet me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, pastaj me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, si dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Po ashtu, ai do të ketë takim edhe me kryetarët e partive politike. Njëkohësisht, pritet të mbajë fjalimin edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të kësaj vizite, Sassoli do të bëjë hapjen e Europe House, në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian, dhe do t’i bashkëngjitet debatit të ambasadorit Samuel Zbogar dhe nxënësve nga shkollat e mesme me temë “Vizioni i të rinjve për BE”.

Në debatin me kryetarin e Parlamentit të Evropës, Sasolli do të marrin pjesë nxënës nga Berova, Qendra Zhupa, Demir Hisari, Kavadari, Koçani, Shkupi, Struga, Strumica, Tetova, Valandova dhe Vinica.

SHKARKO APP