Presidenti polak: Integrimi, test për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Polonisë, Anderzej Duda e komsideron test për Bashkimin Evropian hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Gjatë takimit në Lany të Çekisë, me homologët e Vishegradit (Sllovaki, Hungari, Çeki), Duda theksoi se përcaktimi i qartë i kritereve të anëtarësimit për dy vendet ballkanike “është një test për treguar se si duket një BE e hapur”.

Presidenti polak ka theksuar se: “Ne jemi avokatë të një BE-je me dyer të hapura. Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për Evropën që të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore.”

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe presidentët e Serbisë dhe Sllovenisë.

SHKARKO APP