Presidenti serb, Vuçiç shtrohet në spital për shkak të problemeve kardiovaskulare

Presidenti serb Aleksandar Vucic është shtruar në spital pasi ka përjetuar probleme me zemrën, u shpreh në një komunikatë zyrtare zyra e tij.

Një zyrtar qeveritar që foli në kushte anonimiteti është shprehur për Reuters se: “Presidenti tani është në gjendje të qëndrueshme”.

Vuçiç, 49 vjeç, u shtrua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Një ish ultra-nacionalist që u kthye drejt Bashkimit Evropian, Vuçiç u bë kryeministër në 2014 dhe u zgjodh president në 2017.

Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2012.

SHKARKO APP