Princi Alberto i Monakos viziton arbëreshët

Komuna arbëreshe San Demetrio Corona, në rajonin jugor të Kalabrisë, që pak muaj më parë u vizitua nga Presidenti Ilir Meta, po përgatitet për të mirëpritur një tjetër personalitet të lartë shtetëror.

Më datë 9 maj, këtë komunë shekullore arbëreshe, do ta vizitoj Princi Alberto i Monakos. Është ky një event historik për këtë qytezë të vogël me rreth 3 mijë banorë, e cila është bërë një urë lidhje mes rajonit të Kalabrisë e Principatës së Monakos.

Me një votë unanime, këshilli bashkiak i kësaj komune ka vendosur dhënien e titullit “qytetar nderi” Princit Alberto, në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në ambientet e Kolegjit arbëreshë Shën Adriano.

Në këtë kolegj kanë studiuar emrat të rëndësishëm të patriotizmit e kulturës shqiptare si Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kolë Kamsi etj.

Familja Ranieri e Monakos ka qenë historikisht e lidhur me komunë arbëreshë të Shën Mitrit siç dëshmojnë dhe disa dokumente historike të veprës “Kalabria e Ilustruar” e publikuar më 1792.

Impulsi i kësaj vizite të rëndësishme lindi nga bashkëpunimi me Shoqatën që lidh vendet historike të familjes Grimaldi e Ranieri të Monakos.

Kjo vizitë e rëndësishme e Princit të Monakos do të ndihmoj dhe në vlerësimin turistik të qytezës arbëreshe e lidhur me historinë e familjes mbretërore si dhe të territorit të provincës së Kozencës në përgjithësi

SHKARKO APP