Prof. dr.Petrit Bara dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta,  në Konferencën Shkencore “110 Vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarje Historike për Kombin Shqiptar”

Nga Halil RAMA –

“Vlerat njerëzore çmohen nga njerëzit e mençur”. Kjo sentencë, bashkëudhëtare e historisë së njerëzimit, gjeti mishërim të plotë edhe dje në Konferencën Shkencore “110 Vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarje Historike për Kombin Shqiptar”, që u mbajt nga Shoqata Bashkësia Dibrane në Tiranë, në sallën e Konferencave të Akademisë së Shkencave.  Në këtë event të rëndësishëm ishte i panishëm edhe Presidenti i Republikës, SHT Ilir Meta.

Nëpërmjet fjalëve përshëndetëse, referateve e kumtesave të mbajtura nga Prof.Dr. Bujar Kapexhiu-Kryetar i Shoqata Bashkësia Dibrane, nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj shoqate, Dr.Saimir Shatku e kryetari i Komunës  Dibër e Madhe Z.Hekuran Duka, si dhe nga profesorët e akademikët e mirënjohur: Beqir Meta, Bajram Xhafa, Adem Bunguri, Gafur Zoto, Tefik Jegeni, Roland Hysa etj, u evidentua kontributi i personaliteteve dibrane në shtetformimin e kombit shqiptar. Qindra pjesëmarrësit në këtë konferencë shkencore ndoqën me interes të jashtëzakonshëm edhe dokumentarin “110 Vjetori i Kongresit të Dibrës (1909-2019).

Prof.dr.Bujar Kapexhiu tha se  Shoqata “Bashkësia Dibrane” e quan një ngjarje tepër të cmuar të perkujtoi këtë eveniment historik, në këtë jubile të 110 vjetorit te kongresit, si dhe në 110 vjetorin e lindjes së saj. Kjo sipaas tij pwr faktin se Kongresi i Dibrës  i vitit 1909 sherbeu për ti dhënë jehonë mençurisë dhe trimërisë së patriotëve dibran, për ta kthyer këtë kongres, në një lëvizje patriotike, me një platformë dhe program tërsisht shqiptar. “Eshte fakt me shume rendesi, qe te gjithe perfaqesuesit e ketij kongresi, mbrojten interesin kombetar mbi identitetin ideologjik e ate kulturor. Eshte fakt qe kongresi i Dibres, i dha drite dhe levizjeve te mevonshme kombetare”,-tha prof.dr.Bujar Kapexhiu.

Në këtë event historik, kreu i shtetit Ilir Meta, në vlerësim të aktivitetit dhe rolit që ka luajtur dekoroi  Shoqatën Bashkësia Dibrane me Titullin:”Kalorës i Urdhërit të Skëndërbëut”, më motivacionin: “Për kontributin e shquar dhe  patriotik, si vazhdimësi historikë e klubit “Bashkimi Dibran” të 1908, për ruajtjën, kultivimin, promovimin  dhe mbajtjën gjallë të traditës dibranë, përmes vlërave të trashëgimisë kulturorë, atëdhëtarë, artistikë, në rëspëkt të vlëravë të Dibrës së Madhë dhe komunitëtit tradicional dibran në Tiranë. Shoqata e cila mbledh, organizon dhe nxit bashkëjetesën mes komuniteteve të tjëra tradicionale në Tiranë, përmës vlerave civilizuese, bashkëpunuese dhe qytetare  të saj ”

Po ashtu duke konsideruar Propozimin e Kryesisë së kësaj Shoqate Presidenti i Republikës i akorodoi Prof.Dr.Petrit Bara Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të shquar në fushën e mjekësisë dhe në atë të jetës akademike e universitare. I dalluar për nivelin e lartë profesional, përkushtimin dhe cilësitë njerëzore. Hartues i suksesshëm i një sërë tekstesh universitare dhe traktatesh në fushën e mjekësisë”.

Ky dekorim u bë një një ceremoni mbresëlënëse me praninë e dhjetra akademikëve e profesiorëve të njohur, të cilët nderuan kolegun e tyre, Petrit Bara, profesorin e mirënjohur që demonstron një model të ri sjelljeje dhe përkushtimi ndaj bashkëqyetarëve.

Petrit Bara lindi më 11.01.1952 në Peshkopi. Përveç diplomimit si mjek në Universitetin e Tiranës më 1977, me rezultate të shkëlqyera, kreu specializimet jashtë shtetit për terapi intensive koronare dhe ekokardiografi në Turqi (Ankara), Trafik Hastanesi, 6 muaj (korrik – dhjetor 1992); emergjenca kardiovaskulare, terapi intensive, ekzaminime joinvazive (Holter, Ekokardiografi, Provë ushtrimore) në – Itali ( Bari), Policlinico di Bari (Përgjegjës – Prof. Ritzon) 3 muaj (korrik  – tetor 2001) dhe sërish – Itali (Romë), Ospedale Sandro Pertini, shtator 2004. Si njohës i tre gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht dhe rusisht), Prof Dr.Petrit Bara, do të udhëheqë ndër vite titujt e projekteve: Hipertensioni arterial dhe komplikacionet e tij – më 1998, si dhe Infarkti akut i miokardit dhe rehabilitimi i tij më 2001. Ai njihet në rrethet akademike e shkencore si botues i disa teksteve me vlera të pallogaritshme shkencore, si: “Trajtimi farmakologjik i urgjencave kardiovaskulare”, “Sëmundjet e brendshme”, “Trajtimi i urgjencave hipertensive” (monografi), Statistika – tekst për shkollat e larta të infermierisë, Shëndeti Publik – Manual për shkollat e larta të Infermierisë, “Sëmundjet e brendshme”, “Fakulteti i Infermierisë dhe Fiziologjia patologjike. Po ashtu Prof.Dr.Petrit Bara, si një nga personalitetët më në zë të kardiologjisë, njihet si kryeredaktor i revistës “Infermieria dhe mjekësia bashkëkohore” dhe si pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, që nga viti 2003 për lëndën e fizio-patologjisë. Në këtë profil punoi me devotshmëri e përkushtim si mjek kardiolog, shef i pavionit të kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, si pedagog, themelues dhe dekan për një dekadë i Fakultetit të Infermierisë. Personaliteti dhe karakteri i tij në asnjë rast nuk devijoi, por u shpalos dinjitoz për më shumë se tri dekada në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të shkencave mjekësore. Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zemrën ëndrrës së dëshiruar në vite. Në këtë përditshmëri mbetet një nga figurat më interesante si përfaqësues i elitës intelektuale shqiptare. Ndaj dhe pas titujve “Qytetar Nderi” i Dibrës, Bulqizës e Tetovës, që i kanë dhënë atij bashkitë e qyteteve respektive, dekorimi i djeshëm nga Presisdenti i Republikës Ilir Meta me Titullin “Mjeshtër i Madh” është vlerësim i meritave dhe kontributit të intelektualit, demokratit dhe kuadrit shembullor Petrit Bara. Ai para së gjithash vlerësohet për kontributin e çmuar dhe fisnik në progresin e diturive shkencore në lëminë e mjekësisë.

Presidenti i Republikws Ilir Meta, dje nw 110-vjetorin e Kongresit historik tw Dibrws dekoroi gjithashtu Prof.dr.Luan Hajdaraga (pas vdekjes) me Titulli:”Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”,  më motivacionin: “Në vlërësim të kontributit të tij tepër të  spikatur,  në fushën e shkencave psiko-sociale, si punonjës shkencor i dalluar, Profesor dhe doktor i shkencave psikologjikë, drejtes i vyer i Insitutit për Studime  Pedagogjikë. Ministër i Shtetit Shqiptar, nën  drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes dhe zëvënësministër i Punëvë të Jashmë. Kontributor i rëndësishëm në jetën politike Shqiptare gjatë vitëvë 1992-2018.

Një  nga përfaqësuësit e dënjë të komunitëtit dibran në Tiranë” si dhe biznesmenin e suksesshwm dibran Faik Bruçi  me Titullin: “Mjështër i Madh”, më motivacionin: “Në vlërësim të kontributit të çmuar në ndërtimin e Hidroçentralit të Fierzës, Komanit, si dhë në ndërtimin e linjavë të tënsionit të lartë, në mbarë vëndin. I dalluar si humanist dhe kontribues në veprimtari social-kulturore. Promovues i vlerave  patriotike  e  historike  kombëtarë. Një  nga përfaqësuësit e denjë të komunitëtit dibran në Tiranë”.

Kreu i Shtetit Ilir Meta dekoroi dje edhe z. FAIK SHATKU (DIBRA)  me Titullin: “Kalorës i Urdhërit të Skëndërbeut”,  më motivacionin:“Në vlërësim të kontributit të shquar për drejtimin me vendosmëri dhe angazhim të një sërë detyrash dhe dikasteresh publike në shtetit e sapoformuar Shqiptar.  Kryetar i Kryqit të Kuq Shqiptar, Deputet, anëtar i Komisionit për Kodifikimin e  Ligjeve, nënkryëtar i Këshillit të Shtëtit, ministër i Arsimit Kombëtar dhe  zëvëndës kryeministrër e ministër i Drejtësisë, gjatë përiudhës së Republikës dhe Mbrëtërisë Shqiptarë. Kontributor në dekadat e para të shek. XX, i cili punoj në insitucionët e larta shtetërorë, për ndërtimin e shtetit të ri  Shqiptar. Një ndër themeluesit  e  klubit patriotik “Djelmënia Dibrane”.

SHKARKO APP