Profesor Fuga: Urime 7 marsi! Por mos po budallepsemi si komb dhe shoqëri
Pedagogu Artan Fuga ka uruar në Facebook festën e 7 Marsit.
Por profesor Fuga përpos urimit dhe falënderimeve, ka shfrytëzuar hapësirën virtuale edhe për një moment refleksioni.
Ai pyet nëse a u duhet dijet që u jepen nxënësve, duke u përgjigjur se ka dyshime për këtë gjë, duke thënë se mos po budallallepsemi si shoqëri.
Fuga: 7 marsi? Urime! Faleminderit për urimet! Për mua ditë e rëndë! Gjithmonë këtë ditë pyes veten: A u japim dijet që duhen? Kam dyshime shumë! Shumë! Tmerr! Sot më shumë se kurrë! Mos po budallepsemi si komb dhe shoqëri, Besomëni, nuk e them me asnjë kënaqësi! Vuajtje e madhe! Mirë mirë, urime!