Programit “Mirai”, Japonia promovon mirëkuptim në Ballkanin Perëndimor
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito priti në datën 5 nëntor, në zyrat e Ambasadës së Japonisë, 5 pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe Kosova që do të vizitojnë Japoninë këtë vit përmes programit “Mirai”. Ky program financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë dhe është duke u implementuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).
Programi “Mirai” është pjesë e “Iniciativës për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor”, e lanҫuar nga Kryeministri i Japonisë, Sh.T.Z. Shinzo Abe në janar të vitit të kaluar. Kjo iniciativë synon të promovojë mirëkuptim të ndërsjellë midis Japonisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe midis vetë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo është hera e dytë që ky program po implementohet.
Ambasadori Ito tha gjatë takimit se do të dëshironte që pjesëmarrësit të mësojnë gjëra të ndryshme përmes këtij programi dhe u uroi atyre suksese si lider të ardhshëm në vendet e tyre.
Pesëmbëdhjetë të rinj dhe të reja nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia) do të vizitojnë Japoninë si pjesëmarrës të grupit të dytë të Programit MIRAI 2018 (Tema: Ballkani Perëndimor) nga data 13 Nëntor deri më 21 Nëntor 2019.
Ky program synon që pjesëmarrësit të thellojnë njohuritë e tyre mbi Japoninë dhe politikën japoneze, të promovojnë mirëkuptim dhe pajtim të ndërsjelltë përmes shkëmbimve intelektuale dhe kulturore, si dhe të krijojë një bazë për miqësi dhe bashkëpunim në të ardhmen mes Japonisë dhe Ballkanit Perëndimor.