Projekti 7 vjeçar, rikrijohet Harry Potter në lojën e mirënjohur

Të fiksuar pas lojrave elektronike dhe filmave? Si thoni për një ndërthurje mes tyre?

Për këtë kanë menduar disa fansa të filmit me 7 seri të Harry Potter, të cilët kanë krijuar vendet kryesore të filmit, në lojën e mirënjohur MineCraft.

Një projekt i detajuar mirë përfshin një kopje thuajse ekzakte të shkollës së magjistarëve Hogëarts.

Të gjithë lojtarët tashmë mundet të vizitojnë çdo cep të kështjellës madhështore madje dhe të ndjekin leksione nga profesorët e Hogëarts.

Kështjella përfshin “Dhomën e Sekreteve” ashtu siç është emërtuar dhe seria e dytë e Harry Potter.

Gjithashtu për fansat e zjarrtë, mundet të luajnë dhe një lojë nga Quidditch si dhe të udhëtojnë përmes platformës 9 e 3/4.

Lojtarë si dhe inxhinierë kanë punuar rreth 7 vite për të ndërtuar një kopje perfekte dhe të detajuar të Harry Potter, një version i ri në lojën MineCraft.

Ky version do të publikohet në fund të muajit janar 2020. Gjithashtu krijuesit kanë hapur një faqe në internet “Patreon” ku dashamirës të Harry Potter mund të dhurojnë para që do të shkojnë për punën e shkëlqyer të tyre.

YouTube player

 

SHKARKO APP