Projektohet pishina ‘infinit’ më e madhe në botë, me pamje 360 gradë

Për notarët që kërkojnë emocion, mundësia për të provuar një nga eksperiencat më të paharrueshme, mund të mos jetë shumë larg. Planet për të ndërtuar një pishinë ‘infinit’ me pamje 360 gradë, të gjithë horizontit të Londrës, janë thuajse gati. Projekti për ndërtimin e kësaj pishine është quajtur’ Infinity London’, dhe do jetë e pozicionuar në katin e 55 të një ndërtese. Dizajnuesit pohojnë se  koncepti i këtij projekti ka ardhur si dëshirë për të ndërtuar “ndërtesën e vetme në botë, e cila do të përfshijë një pishinë 360 gradë”. Pishina do të bëhet nga akrilik i hedhur, me një dysheme transparente, duke i ofruar notuesve një pamje spektakolare. Projektuesit parashikojnë që pishina do të ndriçojë si “pishtar” gjatë natës, me ndërtesën e pajisur me një koleksion dritash.

“Ne u përballëm me disa sfida mjaft të mëdha teknike në këtë ndërtesë, më e rëndësishmja është planifikimi i hyrjes në pishinë”, tha dizajneri i pishinës, Compass Pool. “Zgjidhja bazohet në derën e një nëndetëse, së bashku me një shkallë spirale të rrotullueshme që ngrihet nga dyshemeja e pishinës kur dikush dëshiron të hyjë ose të dalë ‘’

Dizajnuesit planifikojnë, të ndërtojnë, gjithashtu një hotel me pesë yje pranë pishinës. Ndërtimi i pishinës pritet të fillojë në vitin 2020.

SHKARKO APP