Pronari i ”Top Shop” ngacmon seksualisht punonjësen (VIDEO)

Biznesmeni Philip Green është në qendër të një skandali pasi iu publikua një video duke u puthur një kolege, e cila iu ishte ulur në prehër. Bosi i Topshop shihet në video me punojësen, të cilës i reherohet disa herë si ‘çapkëne’. Gruaja e ulur në prehërin e Green mban në dorë një shishe verë.

Ndërsa një burrë ecën në dhomë me telefon, Sir Philip dhe gruaja diskutojnë mbi punën e saj. Multimiliarderi shihet duke luajtur me flokët e gruas. Në video Sir Philip dëshohet duke thënë se: “Jam shumë i mërzitur pasi një punonjës po largohet por do të gjejmë një mënyrë për ta menaxhuar”, ndërkohë tërheq gruan më pranë vetes.

Më pas shtoi: “Çapkënia do kujdeset për mua, në vendin tuaj”, para se ta puthte tri herë në faqe. Biznesmeni është i martuar me Tina Green dhe kanë dy fëmijë së bashku Chloe dhe Brandon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Sleazy Sir Philip Green caught on film kissing young worker

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?