Protesta në Moskë në mbrojtje të gazetarit, qindra të arrestuar

Qindra persona janë arrestuar në një protestë të organizuar për dënimin e policëve që ndaluan gazetarin anti-korrupsion Ivan Golunov. Ndër 200 të arrestuarit janë koleg gazetarë dhe kreu i opozitës Alexei Navalny. Një grup monitorues është shprehur se numri i saktë i të arrestuarve është 400.

Gazetari Golunov është liruar nga burgu të martën pasi janë rrëzuar akuzat ndaj ti për posedim të substancave narkotike.

Ministri i Brendshëm, Vladimir Kolokotsev, është shprehur se zyrtarët policorë që kanë marrë pjesë në dënimin e gazetarit do të pezullohen nga detyra pas një investigimi të bërë.

Tre gazeta të mëdha ruse kanë treguar mbështetjen e tyre përkundrejt gazetarit, në një rast të pashembullt më parë. Gazetari Ivan Golunov është i shquar për punën e tij investigative në portalin ‘Medusa’ për fajdet e jashtëligjshme që jepen në Rusi, paratë dhe pronat e shumta që ka fituar familja e kryebashkiakut të Moskës dhe dënimin e censurimin e gazetarëve.

SHKARKO APP