Protesta, sytë e fëmijëve, dritat e shpresës dhe Shqipëria europiane!

Nga Nora Malaj –
( Triptik)

1.Fēmijët dhe protesta

Protesta e nëntë filloj me masivizimin e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në rreshtat e parë , së bashku me prindërit, gratë e vajzat , ishin fëmijët.
Në duar mbanin flamurin shqiptarë dhe trëndafilë, e teksa hipur mbi supet e prindërve qendronin krenarë e të qeshur, brohitisnin me zjarrë kur sheshi buçiste nga thirrjet :Rama ik ! E duam Shqipërinë si gjithë Europa !
Gazmendi i tyre ishte i madh , sytë ju ngazëllenin nga dashuria e mirësia dhe askush nuk mund ta ndalte entuziazmin e tyre dhe shpresën se ky vend ka zot , se ka një popull vital , që entuziasmin , vrullin dhe misionin e tyre askush nuk mund ta ndal!
Në madhështinë e protestës së fëmijëve që garonin mbi supet e prindërve të tyre , shpresa e ndryshimit , e dialogut , treguan se ndërsa përpiqemi për t’u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta.
Fëmijët në protestën dje ishinsi gazmendi i një bote të re që po lind, duke u ngritur mbi gërmadhat e korrupsionit, mashtrimit dhe shtrëmbërimit dhe duke treguar se fëmijët janë simbol i bashkëjetesës së përjetshme të dashurisë dhe detyrës. Ata , dje në protestë së bashku me prindërit e tyre dhanë mesazhin e shpresës dhe nevojēn për dialogun e munguar , për të ndërtuar urat e komunikimit mbi të ardhmen e një Shqipërie europiane.
Dje fëmijët folën me sytë e tyre të dlirë, me lulet e pankartat në duar dhe me dorën e mbajtur nga prindërit e tyre , si një simbolikë për ditët më të mira që pas kësaj do të të vijnë !

2. Dritat e shpresës dhe protesta!

Rrallëherë mund të ndodh që bulevardi i madh të xixēlloj nga mijëra drita . Taksa protestuesit ndiznin dritat e telefonave, që mbanin në duar dhe bënin garë me prozhektorët e mëdhenj, mijera e miliona drita u ndezën mbremë nē zemrat e shqiptarëve !
Ishte deti më i madh i dritave që shndërrisnin si mesazh se shqiptarēt nuk pranojnë me te bejne paeudo votimw dhe po duan zgjedhje të ndershme , për të ndërtuar shtetin e së drejtës , që drejtohet jo nga lakejtë , po nga shqiptarët që e duan këtë vend , nga qytetarët që besojnë te drita , që luftojnë errësirën, që ngrihen mbi krimin, që i përbuzin ata që shiten e blihen dhe që vendosin për fatet e tyre.
Dje ishte beteja midis errësirës dhe dritës dhe fitores së dritës së madhe të shpresës !
Askush nuk e ndal dot uraganin e dritës , për lindjen e një të ardhme të ndritur për vendin e shqipeve !
Shpresa i lejon njerëzit t’i qasen problemeve me një mendim dhe strategji të vendosur, të përshtatshme për sukses, duke rritur kështu shanset që në të vërtetë do t’i përmbushin qëllimet.Në këtë botë, shpresa mbetet ende e fortë në listën e nevojave njerëzore.Protesta e dritave të shpresës është si një qiri i vetëm gjatë natës, që na jep dritë, që të vazhdojmë dhe të gjejmë daljen nga errësira.
Duke besuar te drita e Shpresa mbrëmë qyetarët treguan se janë ata që vendosin se çfarë do të bëhet në jetën e tyre. Faleminderit nga zemra motra e vëllezër , për dritat e shpresës që ndezët në zemrat tona!

3. Vargu i autoboteve të ujit dhe protesta !

Teksa nata kishte rëne e ora shënonte 23.15 , e teksa protestuesit po largoheshin të qetë, vargu i autoboteve të ujit , të shoqëruara nga policia po kalonte me shpejtësi nëpër bulevart!
E teksa largohen , nga kabinat e drejtuesve të mjeteve vëreheshin sesi keta të fundit kishin ngritur dy gishtat lartë, për te pershendetur protestuesit që ishin derdhur neper rruget e rrugicat e kryeqytetit , të qetë e duke thirrur hera – herës Rama ik!
Diku më larg dëgjohet një dialog. Drita protestuesja më qëndrestare thotë, ai është Cimi , punon në polici , është cuni i nonës ai . “E kam rrit kur ka qenë fëmijë . Vinte i pari në cerdhe e ikte i fundit , se i kishte prindrit punëtorë e punonte me turne, e vinin vonë.
Ka qene femija më camarok, po është bërë një djalë për kokën e djalit.
Mbreme me erdhi në shtëpi se e kam mehallali e me tha , të lutem nona Drita ( se kështu më thërret) kujdes , se nuk mundem me të pa ashtu , sic ishe berë herën e fundit nga gazi dhe uji. Aman mos rri në rreshtin e parë se dhe nuk po mundemi me . Na dhemb zemera !
E patë si e përshendet nonën sonte me gishta lart! Ishte i gëzum djali që nuk gjujti mbi nonën! “
E teksa makinat e policisë largoheshin , pa sirena dhe kokë ulura, nene Drita vazhdonte të tregonte për Cimin dhe thoshte : “Ju kam thon mi non, policat janë çunat tanë, care t’ bojnë ata . E kanë nga halli. Kanë bukën e kalamojve , se dhe ata si ne janë, po shpirtin e kanë të pastër se janë njerëz të thjeshte që nxjerrin me sforco bukën e gojës ! “
Eee kjo është nene Drita , gruaja që simbolizon shpirtin e protestës e nuk lodhet së protesuari “për cunat e gocat e nonës “.
Ndaj dhe quhet Dritë se ndriçon dhe asnjëherë nuk përdorë gjuhën e urrejtjes , por të mirësisë e paqes për të mbrojtur të drejta e shqiptarëve !
Dhe autobotete e ujit u mbyllen në parkim , po kësaj radhe dhe ato ishin të “gëzuar” se nuk u derdhën mbi popullin e tyre , për t’i shpërndarë e demtuar .
Kjo ishte protesta e djeshme , ku mesazhet se Shqipëria behet erdhen nga femijet, gratë, burrat dhe çdo kush që veten e quan atdhetarë!
Ndonëse nata ra e dalëngadalë dritat u fikën, dritat e shpresës nuk u shuam, se ato
janë ndezur si pishtarë për të realizuar endrrën më të madhe të shqiptarëve , dëshirë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa !
Vendin ku fjala e lirë dhe shteti i së drejtës është mision për të tashme dhe të ardhmen e vendit !
Se e para është Shqipëria ! ???????????????

SHKARKO APP