Protestat për 8 mars: Kjo ditë më kujton se sa e shtypur jam si vajzë edhe si grua në shoqërinë shqiptare
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë në mbrojtje të gruas protestuan me rastin e 8 marsit duke ngritur zërin e kritikës ndaj shoqërisë dhe shtetit.
“Po përballen me paga skllavëruese, ngacmime seksuale dhe me presion të vazhdueshëm sistemor e patriarkal. Kjo situatë përkeqësohet përballë politikave agresive gjatë gjithë këtyre 20 a më shumë viteve të fundit nga kjo qeveri dhe të gjitha qeverive të mëparshme që kurrë nuk e kanë pasur ndjeshmërinë për t’u kujdesur për jetën.”
Në ditën ndërkombëtare të gruas shqetësimi kryesor është fakti se gratë dhe vajzat vazhdojnë të përballen me diskriminim në punë , me paga skllavëruese , ngacmime seksuale ,dhunë dhe presion të vazhdueshëm.
Aktivistët denoncuan faktin se periudha e pandemisë shënoi përkeqësim pasi gratë dhe vajzat kanë berë punë të papaguar duke treguar edhe njëherë elementin patriarkal të shoqërisë shqiptare.
“Për atë që ndodhi gjatë këtij viti, ku pesha më e madhe sidomos e punës së papaguar i ra në kurriz grave, ku padrejtësitë peshuan më shumë mbi gratë. Ishin gratë ato që u pushuan më shumë nga puna, ishin gratë që mbajtën më shumë barrën e familjes dhe të rolit riprodhues, duke u kujdesur për fëmijët, për të moshuarit, për të sëmurët dhe të gjithë shtëpinë.”
“8 marsi mua veçse më kujton gjithmonë se sa e shtypur jam si vajzë edhe si grua në shoqërinë shqiptare. Kjo shtypje u manifestua edhe më shumë gjatë pandemisë, ku u theksuan rolet gjinore.
Gjatë tubimit pjesëmarrësit bënë thirrje për më shumë respekt e vlerësim ndaj gruas si një element i shoqërisë së qytetëruar dhe demokratike. /Ora News