Protestë dhe në Fier kundër abuzimeve seksuale, të rinjtë marshim me pankarta në duar (Video)

Reagimet e shoqërisë civile e veçanërisht të rinjve nuk kanë munguar pas rastit të rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës nga 5 persona, ku me 4 prej tyre kishte lidhje gjaku.

Dhjetëra nxënës te shkollës “Janaq Kilica” e të rinj të qytetit janë bërë pjesë e një marshimi në rrugët e qytetit të Fierit për tu ndalur në qendër të tij. Me pankarta në duar ata kërkojnë më tepër siguri për gratë dhe vajzat, ndërsa u kanë bërë thirrje t’i denoncojnë rastet e dhunës.

Edhe drejtoresha e shkollës “Janaq Kilica”, Feriniqi Fuli, është shprehur se roli i shkollës është thelbësor, duke mbështetur të rinjtë në këtë marrshi protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Protestë dhe në Fier kundër abuzimeve seksuale, të rinjtë marshim me pankarta në duar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?