Provimi në klasat e pesta, testimi rikthehet pas nje viti ndërprjerje
Më 21 maj nxënëit e klasave të pesta do t’i nënshtrohen provimeve. Autoritetet e arsimit sqarojnë se janë marrë të gjitha masat në mënyrë që pandemia dhe reduktimi i mësimit të mos ndikojnë negativisht te fëmijët.
“7651 nxënës të klasave të pesta në Tiranë do t’i nënshtrohen testimit të njohurive në 3 lëndët bazë gjuhë shqipe, matematikë, dituri natyrore.”
Ndryshe nga një vit më parë kur provimi u pezullua nga situata pandemike, këtë vit nxënësit do të testohen më 21 Maj.
Përfaqësuesja e zyrës arsimore Tiranë, Elena Larti, thotë se ne te gjitha shkollat kanë nisur konsultimet me fëmijët.
“Mësuesit e arimit parashkor, kanë filluar t’i përgatitin nxënësit emocionalisht por gjithashtu edhe nga ana mësimore por edhe duke u zhvilluar edhe teste paraprake.”
Në dispozicion janë vënë rreth 64 qendra testimi, per të respektuar edhe masat anticovid.
“Testi do të zhvillohet në 64 mjedise, do të ruhet distancimi fizik për rregullat e pandemisë.”
Provimi nuk është penalizues.
“Provimi nuk është panalizuaes, matja e rezultatit të të nxënit, normalisht ëhstë i domosdoshëm, jo vetëm për të monitoruar suksesin e sistemit arsimor por edhe për të parë nevojat për ndërhyrje për përmirësime të mëtejshme.”
Testi do të zhvillohet në të gjithë shkollat publike dhe private dhe në të gjitha qarqet. Ky proces ka nisur qe para 5 vitesh. /Ora News